Total Cup: Befasohen Standard Benz e Sllovia
Këtë xhiro gjyqtarë kryesorë ishte Besart Ismajli dhe ndihmësi i tij Alban Zejnullahu të cilët bën një gjykim perfektë të ndeshjeve. Gjithashtu këtë javë debutuan edhe disa futbollistë shumë cilësorë qe luajnë në Supër Ligen e Kosoves në futboll. Në vazhdim do ndjekim raportin e të gjitha ndeshjeve dhe disa statistika e foto interesante të kësaj javë, përgatitur nga Telegrafi.
Big Eagle Cup largoi nga gara qe në rundin e pare disa skuadra pretendentë. Fituesit e edicionit të kaluar KF Sllovia e dorëzuan shumë shpejt stafetën ku përballe Edisonit u mposhtën me rezultat të ngushtë 3-2. Edhe liderët e Supër Ligës u gjunjëzuan në kupë ndaj skuadrës se ligës se tretë FC Flakes duke humbur me rezultat 2-1. Standard Benz nuk arriti të tregojë lojën e saj me të mirë në këtë takim dhe në këtë mënyrë Edisoni morri biletën për rundin e dytë. Befasia tjetër ishte eleminimi i Ardeno Meshkurtit qe u mposhtë bindshëm 5-0 nga Dardanët. Sigurisht qe ky rezultat eshtë mjaftë interesantë dhe i pabesueshëm, por Dardanët ishin në ditë tepër të mirë në këtë takim, teksa skuadra e Ardian Metës ishte jashtë formës se zakonshme.
Befasi nuk lejuan Bajrami, Dobraja, Avni Ita dhe Centrum të cilat tashme mbetën pretendentët kryesorë për kupë. Bajrami nga Banulla fitoi bindshëm 5-0 ndaj Trepçës ku për skuadrën nga Banulla debutoi dhe Egzon Shabani. Me të njejtin rezultat fitoi dhe Centrum ndaj Ufove, pra 5-0 duke kaluar me tutje. Ekipit të Centrum në afatin kalimtar ju bashkua Agon Ramadani nje futbollistë mjaftë i njohur kosovare. Ramadani shenoi hatrick në debutimin e tij. Avni Ita u desh të shkojë në gjuajtjet e penalltive për të siguruar kalimin me tutje. Sfida me Dream Team ishte e vështirë duke pasur parasysh edhe mungesën e Kemajl Gashit nga lëndimin dhe faktin qe Narcist Alibegu i dëmtuar nuk mund të jipte shumë nga vetja e tij. Në fund pas 30 minutave rezultati ishte 5-5 teksa në penallti Avni Ita fitoi 3-2. Dobraja fitoi bindshëm 7-3 ndaj Mbretërve dhe me këtë fitore ata kaluan me tej duke synuar trofeun final. Në këtë sfide shkëlqyen Izjah Gashi dhe Ylber Statovci duke shënuar gola mjaftë të bukur dhe duke ndihmuar shumë ekipin e tyre në këtë sukses.
Nipat e Dajës me lehtësi mposhtën 7-1 Bujarinë duke treguar se synimet e skuadrës lipjanase janë mjaftë të larta në kupë. Në këtë sfide debutoi dhe Shqirpim Kelmendi për Nipat e Dajes. Xhamia Magures fitoi derbin lokal me Real Maguren 4-1 dhe u kualifikua për me tej. Xhamia bëri një paraqitje të mirë në këtë takim. Restuarant Shpella në anën tjetër tregoi një përformancë pozitive duke mposhtur 5-1 Janjevën. Në këtë takim shkëlqeu Mentor Lekaj me një super përformancë në mesfushë. The Blue eleminoi nga gara Shoqninë duke e mundur me rezultat 3-1. Kjo fitore ishte mjaftë e rendesishme për The Blue të cilët kanë tashme moral dhe për kampionat. Qulleve ju nevojit lotaria e penalltive për të marrëë biletën e rundit të dytë meqenëse loja e rregullt ndaj Rubofcit përfundoi 2-2. Qullt në penallti fituan 3-2 ndërsa gjatë ndeshjes pati edhe dy karton të kuq. Smallusha befasoi të gjithë me fitore ndaj AL Com 5-1. Të paktën nuk ishte pritur qe Smallusha të fiton kaq bindshëm por çunat nga ky fshat ishin në forme të mire dhe eleminuan skuadrën e Supër Ligës duke kaluar me tej. Shpella fitoi 3-1 ndaj Minatorin dhe u kualifikua për në rundin e radhës. Shpella e Besnik Behlulit luajti me mire dhe qarkulloi topin duke shënuar dhe golat e nevojshëm për kualifikim.
Tërmax fitoi lehtësisht 7-2 ndaj Originalave të ligës se tretë. Sigurisht qe Tërmax skuadër e superligës ishte favorit në këtë takim dhe kjo gjë u dëshmua në loje. Nivela përsëri ishte e pafat në penallti ku këtë radhe u mposht nga Mergim Streli 3-1 nga pika e bardhë meqenëse loja e rregullt përfundoi 3-3. Kaluan me tutje dhe Gumnasella të cilët mposhtën Egermontin. Në fakt teksa rezultati ishte 2-1 Eggermont lëshoi fushën dhe zyrtaret e ligës dhuruan rezultat zyrtar 3-0 për Gumnasellen. Dostat gjithashtu fituan këtë rund. Ata mposhtën 1-0 Mia san Mia. Shënuan një gol në fillim e me pas u mbrojtën fortë për të marrë vizen e rundit të dytë. Për të keq befasoi Borussia qe u mposhtë nga Muhagjert me rezultat 4-3. Ekipi i ligës se dytë konsiderohej favoritë por në fushe doli e kundërta. U kualifikuan me tutje Teos dhe Officerat. Teos mposhtën 2-1 Stubllen në një sfidë goxha të balancuar, ndërsa Officerat shkuan në penallti për të kaluar me tutje. Loja rregullt përfundoi 3-3 ndaj Teqes, ndërsa në penallti Officerat fituan 5-4. Skuadra tjetër qe u kualifikua ishte FC Mermeri mposhti 5-1 Xhaminë e Babushit. Dje mbrëma u luajtën edhe katër ndeshje tjera në Big Eagle Cup. Macet e Zeza shkëlqyen duke fituar 8-1 ndaj Mega Petrolit. Macet ishin në forme shumë të mirë ku vulosen fitoren qe në fillim. Me një fitore 6-3 shkoi me tutje dhe Tika Taka qe mposhti Gadimen. Fitorja e Tika Takas ishte e vështire kur deri në fund gjithçka ishte në barazim. Banulla me fytyrë të re pas merkatos tregoi dhëmbët duke mundur 7-2 Ismail Lumen. Në këtë takim shkëlqeu Granit Zeqiri me plot 6 gola të shënuar. Relux luajti sa për formalitet ndaj Milanos duke fituar 7-1 dhe duke kaluar me tutje në rundin e dytë të Big Eagle Cup.
Këto ishin 27 takimet e Kupës se Ligës, teksa 27 skuadrat e kualifikuara do luftojnë për trofe deri në fund. Shorti për rundin e dytë hidhet me 25 nëntor në selinë e Pit Power Liga Total. Ndërsa fundjavën tjetër vazhdojmë me xhiron e 7-të të kampionatit.
Më të dalluarit e javës në Big Eagle Cup.


