Torino – Inter, formacionet zyrtare
08/04/2018
Interi do të jetë mysafir i Torinos në javën e 31-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti hyn në këtë ndeshje pas një serie prej pesë ndeshjeve pa humbje.
Tri fitore dhe dy barazime kanë marrë Neroazzurrët në pesë takimet e fundit.
Derisa vendasit e Torinos vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi me goleadë 0-4 ndaj Cagliarit dhe 4-1 ndaj Crotones.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet e kësaj sfide të rëndësishme.
Formacionet zyrtare:Torino: Sirigu, Burdisso, Moretti, Bonifazi, Obi, Baselli, Ansaldi, De Silvestri, Ljajic, Belotti, Falque.
Inter: Handanovic, Cancelo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio, Brozovic, Gagliardini, Valero, Perisic, Candreva, Icardi. /Telegrafi/


