Please enter at least 3 characters.

Tmerrohet Moska: Një grua ecë rrugëve me një kokë të prerë në duar (Video,+18)

Një stacion i metrosë në Moskë ka qenë i mbyllur pasi ishte raportuar se një grua e veshur me të zeza mbante në dorë një kokë të një fëmije. Gruaja thuhet se kishte bërtitur "Allahu Ekber", raportojnë mediat ruse.

Sipas LifeNews, viktima ishte një vajzë, e identifikuar si Nastya M. Pas vrasjes, e dyshuara shkoi në një stacion të metrosë, ku ajo ishte ndaluar nga një polic lokal, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte nxjerrë kokën e fëmijës së prerë nga çanta e saj dhe filloi të bërtiste duke thënë se ajo e kishte vrarë fëmijën.

E dyshuara ishte arrestuar nga autoritetet policore, njoftuan mediat ruse.

“Unë jam një terroriste”, ka thënë gruaja, gjë që dëgjohet edhe në videon e publikuar në internet.

Gruaja ishte shfaqur afër stacionit Oktyabrskoye Pole, në jugperëndim të Moskës.

Kalimtarët thanë se ishte e vështirë për të përcaktuar nëse kjo ishte një burrë apo një grua, pasi personi i veshur me të zeza. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XifmV24hPJQ