Timberlake personaliteti më bamirës
03/01/2010
Timberlake është emëruar si personaliteti i famshëm me ndikim më të madh në çështjet bamirëse, nga një hulumtim i realizuar nga faqja amerikane The Daily Beast.
Këngëtari ka grumbulluar 9.198,072 dollarë të cilat ia ka dhënë rrjetit të spitaleve të fëmijëve, Shriners Hospitals.
Në vend të dytë në listë erdhi Madonna që ka grumbulluar 5.501.835 dollarë për fondacionin e saj Raising Malawi, ndërsa vendin e tretë e zuri Pamela Anderson që ka grumbulluar 4.806.750 për organizatën për të drejtat e kafshëve, PETA. /Telegrafi/


