Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Interit paralajmërojnë Conten: Nuk jemi Juventusi, fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi për ne

2019/05/Inter-Curva-Nord.jpg
256:"MILAN, ITALY - OCTOBER 18: The FC Internazionale Milano fans show their support before the Serie A match between FC Internazionale Milano and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on October 18, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Tifozët ultras të Interit të njohur si 'Curva Nord' e kanë paralajmëruar Antonio Conte duke i thënë se nuk janë Juventusi dhe se te ta fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi.

E kaluara e Contes te Juventusi ka shkaktuar shqetësim për Curva Nord, pasi transferimi i tij te Interi bëri që mijëra tifozë të Bianconerëve të nënshkruajnë një peticion duke kërkuar që të hiqet ylli i tij nga stadiumi i klubit.

Edhe tifozët e Interit janë skeptik me trajnerin e ri duke e paralajmëruar se nuk janë Juventusi dhe se fitorja nuk është vetmja gjë që ka rëndësi. Megjithatë, i kanë uruar fat dhe shpresojnë të tregohet i denjë për Nerazzurrët.

"Ne nuk jemi Juventusi. Fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi për ne", fillon postimi i Curva Nord në profilin e tyre në Facebook.

"Theksojmë me vendosmëri që Curva Nord sigurisht që nuk mund ta harrojë të kaluarën e tij me bardhezinjtë ".

Koreografia e tifozëve të Interit në një ndeshje ndaj Juventusit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Ne e pranojmë faktin se nga disa 'të dyshuar të ligjshëm', trajneri i ri lirohet, pasi ka shlyer dënimet që ishin të zbatueshme ndaj tij, edhe pse 'fajësia' për militantizmin e tij shumë të gjatë mbetet e pashlyeshme, në një klub nga i cili ne konsiderojmë veten vite dritë larg në drejtim të stilit dhe vlerave".

"Shqetësimi ynë, mbi të gjitha, është aspekti moral. Të jesh Interi është të mposhtësh kundërshtarin tuaj, të pranosh humbjen, rezultatin dhe të mos kërkosh shfajësime".

"Fat të mbarë z. Conte, me shpresën që do të na tregoj shpejt se ai është i denjë për Interin", mbyllet komunikata e tifozëve të Interit. /Telegrafi/

Tifozët e Interit ka vite që kanë mesataren më të lartë të prezencën në stadiume (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)