Please enter at least 3 characters.

Thyen rregullat - momenti kur të dënuarit lirohen dhe bashkohen me banorët e tjerë të Big Brother VIP

2021/10/Screenshot_26-4-e1634215102895.png

Shtëpia më e famshme në Shqipëri ajo e Big Brother VIP është kthyer në një nga temat kryesore në rrjete sociale e po ashtu edhe nëpër mediat shqiptare.

Të martën mbrëma, katër nga banorët brenda shtëpisë u ndëshkuan pasi kishin thyer disa rregulla.

Fifi, Ilir Shaqiri, Paloma dhe Ardit Çuni - ishin të dënuarit që u dërguan në një dhomë tjetër që i përkiste një stili të vjetër.

Dhe ata tashmë janë liruar me lajmin që i është dhënë të tjerëve nga Fifi, e cila po trokiste në derë për ta kumtuar sa më shpejt këtë.

“Hajdeni se do të dalim jashtë”, u ka thënë Fifi derisa kanë shpërthyer britmat dhe brohoritjet e ndryshme nga tre banorët.

Ata dukeshin shumë të lumtur dhe menjëherë u hodhën në përqafim të banorëve të tjerë pasi kishte dy ditë që nuk u panë.

Foto: YouTube

Të njëjtit më pas rrëfyen edhe eksperiencat e tyre për kohën e kaluar në dhomë dhe kushtet të cilat ishin.

Banorët duhet theksuar se po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.