Please enter at least 3 characters.

Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së

2018/05/Erick-Thohir-Inter-e1526928038330.jpg
440:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Vice President of FC Internazionale Javier Zanetti, Chairman of Suning holdings group Zhang Jindong, FC Internazionale President Erick Thohir, CEO Michael Bolingbroke and FC Internazionale board member Steven Zhang and attend the Serie A match between FC Internazionale and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 18, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca - Inter/Inter via Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Interit, Erick Thohir, duket se është entuziazmuar me shumë se që duhet me kualifikimin e klubit zikaltër në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Numri një i skuadrës nga Milano thotë se qëllimi i tyre është gjysmëfinalja e garës më të madhe për klube.

"Objektivi ishte të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe këtë e arritëm me sukses", ka thënë Thohir për republika.co.id.

Erick Thohir dhe Karl-Heinz Rummenigge (Foto: GettyImages)

"Tani duam të arrijmë gjysmëfinalet dhe do qëndrojmë me Luciano Spallettin. Do tentojmë të kënaqim nevojat e tij dhe të mbajmë lojtarët e nëvojshëm për atë".

"Ne do të forcojmë skuadrën duke blerë lojtarë të tjerë dhe investuar në klub. Suksesi i Interit është të ketë lojtarë, trajnerë dhe drejtues që kanë një vizion dhe bashkpunojnë së bashku".

"Të ardhurat finacniare të Interit janë në rritje dhe do të tentojmë të vazhjdojmë kështu", ka shtuar indoniezani.

Interi arriti Ligën e Kampionëve pas fitores 2-3 ndaj Lazios. /Telegrafi/