The Game nënshkruan me YMCMB
13/10/2013
Lajmin e madhe konfirmoi bosi i ‘labelit’, Birdman, me anë të Twitterit: “Përgëzime për The Game. West Coast edhe zytarisht në YMCMB. RichGang. YMCMBusine$$”.
The Game e përshëndeti ekipin e tij të ri, duke u përgjigjur: “Koha t’ua mbyllim dyert të gjithëve”.
Reperi nga Compton i Los Angelesit, aktualisht 33 vjeçar, më parë ishte pjesë e Interscope Records, ku lansoi pesë albume që ishin në krye të top listave amerikane.
Kur ishte pyetur më parë The Game se nëse do të nënshkruante për YMCMB, reperi ishte shprehur se atij i intereson paraja.
“Unë po e marr parasysh vetëm paranë. Unë dua që të jetë para ‘cash’”, theksoi më parë The Game.
The Game aktualisht është duke punuar në albumin e ri, pas publikimit të mixtape “OKE”.


