Thaçi uron presidentin e ri të Venezuelës, e fton ta vizitojë Kosovën
24/01/2019
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar presidentin e ri të Venezuelës, Juan Guaido për marrjen e postit.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, i ka bërë ftesë presidentit të ri të Venezuelës që ta vizitojë Kosovën.
"Urimet më të mira për Presidentin Juan Guaido të Venezuelës. Kosova ka njohur dje tranzicionin në përputhje me politikat e aleatëve tanë dhe vlerat që kemi të gjithë. Ju ftoj që ta vizitoni Kosovë. Ne gjithashtu jemi rritur si një feniks disa dekada pas diktaturës", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/


