Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Shqiptarët mund të akomodohen në BE si një shtet i vetëm

2016/01/f.0214131943301_m.jpg

Madje ai ka kritikuar edhe Brukselin që qytetarët e Kosovës po i trajton të rendit të dytë.

“Ju e dini se në kohën e Jugosllavisë, shqiptarët i kanë trajtuar si qytetar të kategorisë së dytë, për fat të keq ka ende burokrat në Bruksel që i trajtojnë shqiptarët me nostalgjinë e Jugosllavisë apo të Titos apo të Serbisë me atë prizëm. Kjo është e vërtet dhe e them me përgjegjësi të plotë si kryeministër i Republikës së Kosovës, diçka që po e bëjë publike që e kam bërë edhe në takime të mbyllura me zyrtarët e Brukselit edhe në Prishtinë edhe në Bruksel dhe disa jeni edhe dëshmitar. Prandaj e them se justifikimet e Brukselit janë të pa qëndrueshme dhe të pajustifikueshme për procesin e liberalizmit për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por tek qëndrimi i padrejtë politik dhe mos uniteti i tyre për sa i përket statusi të Kosovës.

Thaçi ka thënë se tash kritere mund të sillen shtesë e shtesë për të justifikuar mosgatishmërinë e tyre për vendim. Por ai ka thënë se edhe këto kritere do të plotësohen në afat rekord.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se në qoftë se vazhdon Brukseli me një politikë të padrejtë ndaj Kosovës, alternativ e vetme e shqiptarëve është si një shtet i vetëm në Bashkim Evropian.

“Dëshiroj të theksoj se shqiptarët në rajon kanë fituar liberalizimin përmes shteteve të ndryshme dhe kjo e padrejtë, nuk janë 15 muaj, por është një shekull i tërë i padrejtësive, jo me fajin tonë, ju e dini shumë mirë. Por në anën tjetër gjithashtu duhet të mendohet se nëse vonohet dhe vazhdon të sillet kështu Brukseli, atëherë shqiptarëve nuk ju mbetet tjetër alternativ veç të akomodohen në Bashkimin Evropian më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm. Edhe Brukseli më në fund duhet të sillet edhe në atë se çka bëjmë, por nuk duhet të sillet në se kush jemi”, ka thënë kryeministri.

Gjatë seancës së sotme janë ngritur shumë çështje nga deputetët si të pozitës ashtu edhe të opozitës, siç është ngritja e faturave të energjisë elektrike. /Telegrafi/