Please enter at least 3 characters.

Thaçi prezanton projektin e infrastrukturës rrugore

2016/01/f.1025163502812_m.jpg

Projekti i prezantuar, sipas Thaçit, paraqet hapin e parë të rëndësishëm që PDK-ja do ta implementojë gjatë qeverisjes së saj. “Infrastruktura moderne do të jetë katalizatorë i zhvillimit ekonomik. Duke krijuar këtë infrastrukturë, ne ndërtojmë Kosovën me të cilën do të krenohemi të gjithë”, ka thënë lideri i PDK-së.

Infrastruktura rrugore Kosova 2008-2012, përfshinë katër projekte të rëndësishme kapitale me interes për zhvillimin ekonomik dhe nacional: Autorruga Prishtinë - Han i Elezit, autorruga Vërmicë-Prishtinë-Merdar, autorruga Prishtinë-Mitrovicë-Albanik dhe ajo Prishtinë – Pejë.

Financimi i këtyre projekteve, që kapin shumën prej 1 miliard eurosh, sipas liderit të PDK-së, parashihet të bëhet nga institucionet financiare ndërkombëtare, nga buxheti i Kosovës si dhe përmes koncesioneve të ndërtuara në skemat e partneritetit publiko-privat me pjesëmarrjen e kapitalit nga sektori privat sipas përvojave të Bankës Botërore.