Please enter at least 3 characters.

Thaçi, mes akuzave dhe mbështetjes për kombin (Video)

2016/10/14642318_10153994922190950_3562107739683034051_n.jpg

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama - për Kosovën në Serbi - dhe debati për kombin shqiptar të kalojë edhe në nivelin më të lartë shtetëror.

Së fundmi, në debat u përfshi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një intervistë dhënë për media në Shqipëri, ai ka thënë se Rama nuk ka thënë asgjë më shumë përpos asaj që i takon. Madje, ka deklaruar se për të kombi shqiptar është një si për shtetasit e Shqipërisë, si për shqiptarët e Kosovës.

Për këto deklarata, Thaçi nga disa analistë në vend ka marrë mbështetje e disa e kanë cilësuar si shkelës të betimit mbi Kushtetutën e Kosovës. /Tribuna Channel/