Please enter at least 3 characters.

Thaçi i telefonon Stoltenbergut, flasin për formimin e Ushtrisë së Kosovës

2018/06/36236398_2008888632514819_1397948598569664512_o.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thaçi dhe Stoltenberg biseduan rreth procesit të transformimit të FSK-së në ushtri.

Postimi i plotë i Thaçit:Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë. /Telegrafi/