Please enter at least 3 characters.

Thaçi do t'i adresohet popullit, pas kthimit nga Haga

2020/07/tag_reuters.com2020_newsml_LYNXNPEG6C0PI_12020-07-13T112653Z_1_LYNXNPEG6C0PI_RTROPTP_3_WARCRIMES-KOSOVO-THACI.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte në ora 20:00, do t’i adresohet publikut, ku edhe do të japë sqarime lidhur me intervistimin 4 ditor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Thaçi këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falënderuar qytetaret për mbështetje.

“Të dashur qytetarë, Sonte, në orën 20:00, pas kthimit nga Haga, ju ftoj të ndiqni adresimin tim në Facebook dhe në media. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakursyer! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se presidenti u kthye mbrëmë nga Haga ku për 4 ditë rresht nga 6 orë në ditë u intervistua nga Dhomat e Specializuara.