Please enter at least 3 characters.

Tevez në negociata me Interin

2016/01/f.0729120615546_m.jpg

Superagjenti Kia Joorabchian ka fluturuar drejt Milanos ku është takuar me drejtorin sportiv të Interit, Marco Branca, në mesin e spekulimeve se Manchester City do ta ulë çmimin prej 57 milionë euro për sulmuesin, pasi tashmë ka transferuar Sergio Agueron nga Atletico Madrid.

Tevez mbetet i paepur të largohet nga Etihad Stadium pas dy sezonesh me klubin dhe është rikthyer në radarin e Interit pas dështimit të transferimit te klubi brazilian Corinthians.

Interi është i gatshëm të bëjë ofertë për argjentinasin, por së pari pret që Manchester United të bëjë ofertë formale në vlerën e 40 milionë eurove për Wesley Sneijder.

Nëse nuk siguron paratë nga shitja e Sneijder, Interi mund të tentojë të bindë Cityn ta lejojë argjentinasin të arrijë në formë huazimi njëvjeçar me mundësi të transferimit të përhershëm në fund të sezonit të ardhshëm.

Dy klubet do të takohen në Dublin Super Cup gjatë vikendit ku zyrtarët e të dyja palëve pritet të ulen për të qartësuar gjithçka. /Telegrafi/