Tevdovski: Luftojmë për drejtësi në Maqedoni (Video)
11/05/2016
Anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së Dragan Tevdovski dje gjatë ditës së 19 të protestave që ndryshe quhet ''Revolucioni Laraman'' tha se ata luftojnë për drejtësinë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protesta e djeshme kishte emërtimin ''liria dhe demokracia e Maqedonisë''. Protestuesit ngjyrosën me ngjyrë objektin e Drejtorisë së Ardhurave Publike. Tevdoski përmendi edhe drejtësinë e vonuar në Maqedoni.
Ndërkohë, përderisa protestohej, organizatorët lëshuan ''bombat'' e emituara nga LSDM para një viti që kanë të bëjnë me manipulimet me Drejtorinë e të Ardhurave Publike./Telegrafi/


