Please enter at least 3 characters.

Tetovë, 'Eurohuman' mbledh ushqim dhe veshmbathje për refugjatët

2016/01/tetov-euml-eurohuman-mbledh-ushqim-dhe-veshmbathje-p-euml-r-refugjat-euml-t_hd.jpg

Ne si organizatë që veprojnë në Tetovë dhe rrethinë, në bashkëpunim me organizatat tjera kemi marrë përsipër organizimin për mbledhjen e veshjeve dhe ushqimeve për fëmijë.

I lusim të gjithë banorët e Tetovës dhe rrethinës, të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në gjëra ushqimore ose të holla të na kontaktojnë, njofton Portalb.

Gjithashtu kemi nevojë edhe për aktivistë që duan të kontribojnë në mbledhjen, organizmin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Mund të kontaktoni në llogarinë zyrtare të facebookut 'Eurohuman' dega Tetovë. /Telegrafi/