Terry lavdëron mbrojtjen e Chelseat
25/10/2010
Asnjë kundërshtar nuk ka shënuar ndaj Chelseat në tetë ndeshje të Ligës. I fundit që shënoi ishte John Carew për Aston Villan më 27 mars.
“Ne jemi mbrojtur jo vetëm si katërshe e mbrojtjes, por pesëshe e mbrojtjes, pasi Pete i Madh (Peter Cech) ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit. Unë luaj krahas disa prej më të mirëve në botë, me Ashley Cole, Ivanovic ose Alex, dhe kemi parë se edhe Bosingwa është rikthyer po ashtu – në vend të Paulo (Ferreira) i cili ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Terry. /Telegrafi/


