Termocentrali “Kosova e Re” pak ma ndryshe
Si duket ne jemi të prirë gjenetikisht të humbim shumë kohë në debate dogmatike (të pa dobishme) përkundër asaj se koha dhe momenti kërkon që ne të jemi pragmatik (praktik), e vendimet i merr tjetërkush e politik-bërësit kosovarë vetëm i aprovojnë ato duke mos llogaritur në pasojat e tyre.
Më befasuan titujt bombastike si “Kush e do të dështuar 'Kosovën e RE'?”, “MEM-i ia kthen shpinën të ardhmes!” apo “Qeveria e vonuar” të cilët janë me ngjyra politike partiake,e të cilët po i boton shtypi ditor kosovar, derdhni “lot krokodili” dhe brengoseni për tërheqjen e dy konsorciumeve ndërkombëtare, duke qenë të sigurt në aspiratat e ati që e ka të sigurt punën pa u brengosur me fatin e popullit tënde. Caku i tërë kësaj loje të ulët politike është resori ku qeveria e kaluar as që do të vepronte ndryshe. Në këto shkrimë na “ligjërojnë” për nevojën e Kosovës për rrymë,thua se nuk jemi të gjithë ne,të vetëdijshëm për këtë,duke e përjetuar lojërat e ndyta, që nga viti 1999 me këtë popull, që ka shpresuar për një jetë ma dinjitoze pas pushtimit gati një shekullor serb.
Deri kur me arsyetimin në ”obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë”, a mos është kjo vetëm edhe një “lojë e politike”edhe se e përkrahi domosdonë e ndërtimit të asaj linjës të inter-konjeksionit 400 kw Tiranë-Prishtinë, ajo u nënshkrua më parë,edhe se fondet ishin ndarë më parë por ende që sa vite nuk ka filluar të realizohet si projekt të domosdoshëm për Kosovën. Më duhet të pranoi se jam shokuar me vonesën për të cilën përgjegjësin ma të madh duhej ta kishin ata që “menaxhuan” këtë sektor, ndërkombëtarët dhe ju qeveritarët e kaluar dhe të tanishëm të korruptuar në palcë nga vitit 2005.
Çka keni bërë ju në qeverisje për zbutjen e kësaj problematike, apo ishit edhe ju pjesë e skenarit nga vitet e pas luftës. Sot kur keni humbur pozitat vendimmarrëse “shiteni si patriot energjetik“ por duheni të rikujtoni veprimet e juaja nga marsi i vitit 2002 atëherë kur u formuan institucionet e përkohshme qeverisëse të Kosovës. Që atëherë, kanë ekzistuar mundësitë reale të fillohet me adaptimin dhe përpilimin e dokumenteve të reja për zonën e ardhshme të termocentraleve. Sikur të ishin punuar këto dokumente, atëherë shumë dilema lidhur me këtë problematik do të ishin zgjedhur!.Na janë të freskëta ende sot veprimet partiak,shumë herë është tentuar që çështjet të avancohen, të ecin përpara, por juve nuk ju ka interesuar kjo gjë. Këtë e vërtetoi KOHA e humbur deri në ditët e sodit kur si duket do ti pranonit gjitha kushtëzimet vetëvrasëse.
Sot disa janë duke e luajtur rrolin e “shpëtimtarit” të Kosovës, për fillimin e funksionalizimit sa ma të shpejtë të termocentrali “Kosova C”. Angazhoheni kinse për obligimet e marra në kuadër të procesit të integrimeve evropiane, por për ju procesi i përzgjedhjes së investitorit për ndërtimin e kapaciteteve të reja është esencial, pa marr parasysh pasojat. Juve ju ngutet për fillimin e punëve, frikësoni opinionin me rënien e interesimit të investitorëve potencial për të investuar në Kosovë, brengoseni për pasojat apo me atë se vendet e rajonit kanë përparuar në hartimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, bindja ime është se këto çështje fare nuk të interesojnë, pasi nuk mundeni të keni qasje në këto mësheftësi të shteteve tjera. Është i çuditshëm qëndrimi që projekti pritet që t'i sjellë Kosovës shumë përfitime në aspektet mjedisore, cili Termocentrali me linjit në rruzullin tokësor e ka arritur këtë!
Përse e mashtroni opinionin kosovar, përse nuk e përmendni afërsinë ekstreme 3km të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës e cila çdo ditë rritet në mënyrë të pa kontrolluar për të cilat është dashur të reagohet pasi ato kanë qenë obligime ligjore dhe politike, pa i ditur pasojat e pa riparueshme të cilat të gjithë ne sot dhe në të ardhmen do ti paguajmë -“shijojmë”. Theksohet diku se “Kosova ka kaq shumë nevojë për një qeverisje energjike dhe vizionare”, dhe se ”Importimi është zgjidhja ë preferuar”, kjo nënkupton edhe miliona euro që derdhen çdo ditë në xhepat e tregtarëve të energjisë nga Buxheti i Kosovës, kjo po ngjet nga viti 1999.
Sot po i dini nevojat dhe pasojat e mungesës së rrymës e cila i prek të gjitha poret e jetës. Tani si duket do të na vini si “shpëtimtar” dhe propozoni termocentrale të reja me arsyetim se do të kemi “drita konstante”, jo ne deri sa të kemi këtë mënyrë të “menaxhimit” kurrë në Kosovë nuk do të kemi “dritë”.
Lidhur me raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor e Social (VSMS),do të ishte mirë të analizohen shpjegimet (observimet) e banorëve të regjionit ku do të ndërtohen kapacitetet e reja energjetike. Raporti është punuar me të dhënat e mangëta dhe të varfra që ju si qeveri i keni ofruar. Duhet me pasur fuqi politike, mjafton të mos e kesh fare përvojën në sektor vetëm të jesh i dëgjueshëm politikisht. Këto rezonime janë bërë nga individët të cilët kurrë nuk i kanë respektuar këto principe elementare të punës atëherë kur në emër të “idealeve”është vepruar në funksione shumë të rëndësishme në Kosovë. Lëreni interesat personale dhe lojërat e ndryshme politike pasi “miletit” së pari i intereson të ketë jetë të rehatshme, një jetë normale, të dinjitetshme, dhe mjedis të pastër jetësor.
Boll ma me këto veprime në shtypin dhe opinionin kosovar, jemi lodhur me këto deklarime, ofendime politike, kërkojmë veprime konstruktive, kreative dhe profesionale. Lëreni këto tentime destruktive të cilat askund nuk na shpijnë pos në një humnerë edhe ma të thellë se sa jemi,nga politika e pa ditur që është duke u udhëhequr.
Vendimi i qeverisë i këtyre ditëve për TC Kosova e Re është vetëm një vazhdimësi i një politike servile me pasoja të mëdha për popullatën e Kosovës, i mjerë është ai shtet që bazon politikat zhvillimore në donacione të dyshimta ashtu si e treguan vitet pas luftës. Jam i bindur se Kuvendi i Kosovës nuk do të përkrahi (votoi) kërkesën e qeverisë e cila këtë shoqëri të varfër do ta dërgojë në një rrugë të pa shpresa për ardhmërinë e Kosovës.


