Please enter at least 3 characters.

Tërmeti në Elbasan gjatë natës

2016/01/termeti-n-euml-serbi-ndjehet-n-euml-kosov-euml-foto_hd.jpg

Shqipëria vijon të jetë një zonë sizmike aktive, ndërsa një tjetër tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti me magnitudë 2,1 ballë është regjistruar në orën 04:51 me epiqendër në Elbasan.

Tërmeti ka qenë me thellësi 4 kilometra. Nuk ka njoftime për dëme material apo të lënduar si pasojë e lëkundjeve të tokës. /Telegrafi/