Please enter at least 3 characters.

Tentoi të shiste fëmijën për 1 mijë funte

2016/01/tentoi-t-euml-shiste-f-euml-mij-euml-n-p-euml-r-1-mij-euml-funte_hd.jpg

Një qytetar mësohet t’i ketë thënë policisë se personin në fjalë kishte tentuar t’i shiste fëmijën për 1 mijë funte.

Menjëherë pasi ka marrë informacionin, policia ka nisur kontrollet për kapjen e 28-vjeçarit, ndërsa u vëzhguan edhe kamerat e sigurisë, ku personi në fjalë i afrohej një dyqani me një karrocë fëmijësh.

Zyrtarë të policisë britanike përdorën edhe mediat sociale për të apeluar për ndihmë nga blerësit, ndërsa ishin të shqetësuar për shëndetin e fëmijës.

Oficeri i policisë, David Henshall ka deklaruar: “Një situatë e pazakontë dhe në këto momente po kërkojmë të verifikojmë shëndetin e fëmijës”.

Policia arriti të arrestojë 28-vjeçarin gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës, ndërsa tha se vajza tre-muajshe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Një zyrtar i policisë falenderoi publikun dhe mediat për ndihmën e dhënë në arrestimin e 28-vjeçarit.

“Ne kemi arrestuar një person nën dyshimin për neglizhim të fëmijëve. Ai do të merret në pyetje në lidhje me këtë incident për të zbardhur të plotë ngjarjen”, tha zyrtari i policisë.