Tenis: Nadal i relaksuar pas triumfit në Buenos Aires
02/03/2015
Spanjolli 28-vjeëar triumfoi për herë të parë në karrierë një sfidë në dheun e kuq të kryeqytetit argjentinas pasi arriti të mposhtë në finale tenistin vendas Juan Monaco me rezultat 2-0 në sete (6-4, 6-1).
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Ta nisja vitin me një ndeshje shumë pozitive ishte një lajm i madh, por këtu në Buenos Aires përballë Juan Monacos zhvillova paraqitjen time më të mirë gjatë vitit 2015”.
“Tashmë ndihem shumë më i relaksuar. Kam shumë besim në vetvete edhe për vetë faktin se në Argjentinë pata një javë shumë pozitive. Tanimë do të kem 7 ditë kohë për tu përgatitur në mënyrën më të mirë për turneun e Indian Wells”, ka thënë Nadal. /Telegrafi/


