Please enter at least 3 characters.

Tello e mendon largimin nga Barca

2016/01/tello-e-mendon-largimin-nga-barca_hd.jpg

22-vjeçari është pjesë e ekipit të seniorëve blaugranë që nga viti 2011 dhe deri më tash ka regjistruar 63 paraqitje, në të cilat ka shënuar 15 gola.

Këtë sezon mundësitë e tij për të luajtur janë akoma më të kufizuara, ndërsa ai ka pranuar se nëse nuk luan do të detyrohet të largohet.

“Qëllimi është të zë një vend në formacionin startues secilën javë dhe pastaj të vazhdoj të qëndroj në maje. Gjithmonë është vështirë, por më duhet të punoj shumë”.

“Pjesëmarrja në skuadër është një realizim ëndrre. Konsiderimi i largimit nga ekipi mund të jetë i vrazhdë, por nëse më duhet të largohem, do ta bëj”, është shprehur Tello për Sport. /Telegrafi/