Please enter at least 3 characters.

Të verbëritë anulojnë protestën e paralajmëruar

2016/01/t-euml-verb-euml-rit-euml-anulojn-euml-protest-euml-n-e-paralajm-euml-ruar_hd.jpg

Nuk japin detaje më të hollësishme, por thonë se anëtarësia e saj, pas një analize të bërë ka vendosur të anuloj protestën e paralajmëruar.

Ndryshe, Forumi Rinor i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, patën paralajmëruar protestë për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, ku sipas tyre, kishin për qëllim të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të tyre për punësim.

Protesta qe planifikuar të fillonte në ora 10 pranë Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar më pas drejt komunës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe për t’u përmbyllur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.