Please enter at least 3 characters.

Të tjera akuza ndaj Harvey Weinstein

2020/01/HarveyWeinstein-2.jpg
412:"NEW YORK, NY - JANUARY 07: Harvey Weinstein arrives at New York City criminal court for his sex crimes trial on January 7, 2020 in New York City. Weinstein, a movie producer whose alleged sexual misconduct helped spark the #MeToo movement, pleaded not-guilty on five counts of rape and sexual assault against two unnamed women and faces a possible life sentence in prison. (Photo by Stephanie Keith/Getty Images)
12:"Getty Images

Fituesi i çmimit Oscar, Harvey Weinstein është akuzuar sërish për ngacmim seksual në Los Angeles, në të njëjtën ditë kur ai u paraqit në një gjykatë në New York për një çështje të veçantë.

Zyra e Prokurorit në qarkun e Los Angelesit ka njoftuar se akuzat lidhen me sulmin e supozuar seksual ndaj dy femrave në vitin 2013.

Nëse shpallet fajtor, producenti i famshëm mund të vuajë deri në 28 vjet burg, transmeton KP.

Weinstein më herët u shfaq në një gjykatë në New York, ku përballet me akuza të ndara për përdhunim dhe keqtrajtim seksual.

Lajmi për akuzat erdhi vetëm disa orë pasi Rose McGowan, Rosanna Arquette dhe gra të tjera që e kanë akuzuar producentin për keqtrajtim seksual, u mblodhën në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, ndërsa ai mbërriti për ditën e parë të gjykimit të tij penal.

(Foto: Stephanie Keith/Getty Images/Guliver)