Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë në SHBA, plagosen 6 persona

2016/03/SHBA-1.jpg

Gjashtë qytetarë janë plagosur, pasi një person që ka hapur zjarr në Virxhinia të SHBA-ve.

Mësohet se mes të plagosurve ndodhen edhe tre efektivë policie. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusit “Greyhound bus”.Të plagosurit u transportuan menjëherë për në spital.

Agresori është arrestuar nga forcat e policisë, bën me dije radioja “WRVA”.

Mësohet se stacioni i autobusit është mbyllur përkohësisht, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.