Të hënën nis “Top Fest 7”
07/02/2010
“Është shndërruar tani në një prej traditave më të bukura të muzikës shqiptare. Pasi janë kapur të njëjtat standarde me evenimente të tilla që ndodhin në botë. Edhe këtë edicion si ato të mëparshmet, kemi këngë të bukura”, është shprehur prezantuesja e festivalit, Albana Osmani.
Këtë vit, Top Fest vjen me risi të rëndësishme, sa i përket performancës së pjesëmarrësve. Në fazën e dytë dhe natën finale, këngëtarët do të këndojnë drejtpërdrejtë.
“Top Fest do të ketë tri faza. Në fazën e parë do të ketë 120 këngë që do të luhen me playback, ndërsa faza e dytë do të ketë gjysmat e këtyre këngëve. Në fazën e dytë dhe të tretë këndimi do të bëhet live me një orkestër gjigante”, sqaron udhëheqësi muzikor Dorian Gjoni. /tch/telegrafi/


