Please enter at least 3 characters.

Të hënën Komisioni për Demarkacion raporton në mbledhjen e qeverisë (Dokument)

2017/09/Mbledhja-e-pare-e-qeverise-Ramush-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-13-1.jpg

Në mbledhjes e së hënës, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta fus në rend dite projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe raportin e vlerësimit të punës së ish-Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit Kosovë - Mali i Zi.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

" Të hënën Komisioni shtetëror paraqet raportin me gjetjet rreth versionit  të Demarkimit. Kryeministri Haradinaj i ka nisë konsultimet me udhëheqësit e institucioneve për përparimin ne proces.", ka thënë Matoshi.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë njëri ndër kundërshtuesit kryesorë të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin.

Vendimin e parë që kishte marrë qeveria Haradinaj, ishte shkarkimi i komisionit për Demarkacion të udhëhequr nga Murat Meha, dhe emërimi i komisionit të ri në krye me ish deputetin Shpejtim Bulliqin. /Telegrafi/