Të enjten varroset regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha
Është bërë e ditur se nesër do t'i jepet lamtumira e fundit regjisores shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmi është njoftuar nga vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, në një postim të shpërndarë në Facebook.
Producentja e njohur do të varroset të enjten (30 qershor) në varrezat e Prishtinës në Arbëri.
Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës po ashtu do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.
Postimi i plotë i Istrefit (pa ndërhyrje):
Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:E enjte, 30 qershor- 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).E pamjaDatat 1,2,3 korrik (e premte - diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)nga 11:00-18:00h.Familjet Berisha dhe Istrefi. /Telegrafi/


