Please enter at least 3 characters.

Të enjten do të hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

2021/02/vazoshorti.jpg

Tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të enjten e ardhshme (më 18 shkurt) në orën 12:00.

Shorti do të mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar A&N, Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça’89, Drenica, Istogu dhe Dukagjini.

Edhe ndeshjet çerekfinale zhvillohen me nga një ndeshje.

Pesë skuadra janë në Superliga ndësa tri nga Liga e Parë, pasi rrethi i kaluar pa të eliminohen ekipe të forta si Drita, Gjilani dhe Ballkani. /Telegrafi/