Please enter at least 3 characters.

“Të dua”- përveç shqiponjës dykrenare dhëndëri i Kosovës, Pavard ka mësuar edhe disa fjali në shqip

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur nga Kosova, Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”.

Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për njohjen me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre.

Gjatë një bisede e sipër, ajo zhvilloi një video-telefonatë me bashkëshortin e saj, derisa siç duket ylli i Marsej, ka përvetësuar shumë fjalë shqipe.

Foto: Benjamin Pavard / Mirëmbrëma Yje

Ai i shprehte shumë dashuri modeles, derisa madje e pyeti në shqip: “A je mirë”. Në një moment, iu bashkangjit bisedës edhe moderatorja Arbana Osmani, derisa e pyeti futbollistin se si ishte derisa ky i fundit iu përgjigj: “mirë, mirë, faleminderit”.

Përveç këtyre fjalëve ai kishte inkorporuar po ashtu edhe fjali të tjera të shkurtra dashurie, sikurse “ta ha zemrën” e “të dua”, megjithatë këto nuk ishin të vetmet fjali që futbollisti i njohur i kishte mësuar në gjuhën shqipe.

Foto: Kleofina dhe Arbana Osmani / Mirëmbrëma Yje

Kleofina dhe futbollisti Pavard u martuan këtë vit me një dasmë madhështore me plot të ftuar, që nuk munguan edhe nuanca të traditës shqiptare.

Futbollisti i cili momentalisht luan në Marsej ka qenë dy herë në Kosovë.