Please enter at least 3 characters.

Tavecchio gëzon Conten

2016/01/tavecchio-g-euml-zon-conten_hd.jpg

Trajneri i Azurrëve e mori ekipin kombëtar verën e kaluar pas largimit nga Juventusi dhe përkundër disa akuzave drejt tij, kreu i Federatës do ta rinovojë kontratën e tij.

“Conte është një prej trajnerëve më të mirë që kam njohur”, ka thënë Tavecchio në ceremoninë e hapjes së sezonit për Serie A. Unë jam i gatshëm të rinovojë kontratën e tij, nëse ai kërkon dhe natyrisht nëse ajo i plotëson kushtet e Puma (sponsor i kombëtares)”, tha Tavecchio.

Conte mund të përballet me gjyqin, si pjesë e një hetimi për fiksimin e ndeshjeve, por Tavecchio ka besim të trajneri i Italisë.

“Ne jetojmë në një vend me një sistem të drejtësisë. Aktakuza nuk është një dënim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/