Please enter at least 3 characters.

Tatum i bën striptiz gruas

2016/01/f.0122105458667_m.jpg

Ylli i filmit “Step Up” kishte punuar si vallëzues ekzotik kur kishte qenë 18-vjeçar dhe gruaja e tij Jenna Dewan, me të cilën u martua korrikun e kaluar, është ngazëllyer kur ka kuptuar sekretin e tij, por edhe e ka detyruar atë të tregojë aftësitë para asaj.

“E kam bërë atë (punën e stiptizerit) për po thuajse një vit. Kam jetuar një jetë të çmendur. Kam dashur të flas për këtë që në fillim të karrierës (si aktor) por publicisti im nuk më lejonte. Kur Jenna e kuptoi, gjëja e parë që bëri më detyroi të vallëzoj për të”, ka thënë aktori.

Aktori tash planifikon ta portretizojë në ekran përvojën e tij si striptizer, por është zotur se kurrë nuk do të tregojë të gjithë pjesët e trupit./Telegrafi/