Please enter at least 3 characters.

Tatuazhi i nënës apo shoqes nga ferri

2016/01/f.1019054037189_m.jpg

Sipas gazetës “The Daily Mirror”, Charlene Williams, 19-vjeçare, e kishte kuptuar se diçka nuk është në rregull me tatuazhin e saj, kur një grua kineze, pasi e kishte parë atë, kishte bërtitur: “Djalli, djalli, shumë keq”.

"Isha e shokuar dhe e hidhëruar", ka thënë Charlene, e cila kishte paguar 10 funte për këtë tatuazh, katër vjet më parë. Artisti i tatuazhit duket se nuk e ka ditur kuptimin e shkronjave kineze dhe u ka ndërruar vendet atyre.

Charlene tashmë e ka mbuluar tatuazhin e dikurshëm me një tatuazh në formë të gjethit, që i ka kushtuar 40 funte.