Please enter at least 3 characters.

Tassotti lavdëron Hondan

2016/01/tassotti-lavd-euml-ron-hondan_hd.jpg

Japonezi impresionoi në debutimin e tij gjatë vikendit ndaj Sassuolos, ndërsa ishte startues në takimin e mbrëmshëm, kur edhe shënoi për të ndihmuar Milanin të fitojë 3-1.

“Honda ia doli mirë, por ai ka nevojë ta shtojë ritmin në lojën e tij. Megjithatë, teknikisht, ai është shumë i mirë dhe shënoi një gol të mirë”, ka thënë Tassotti për faqen zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një fitore për klubin. Ne duhet të luajmë në Evropë sezonin e ardhshëm dhe kjo duket se është rruga më e mirë për të arritur atje”.

“Por kjo është një fitore për Allegrin. Unë personalisht jam shumë i lidhur me Allegrin. Ai ishte këtu për tre vite e gjysmë dhe ndjej një nivel përgjegjësie për atë që ka ndodhur. Siç kam ndjerë përgjegjësi edhe vitin që ne e fituam titullin”, ka shtuar më tej ish-mbrojtësi Rossoner.

Tassotti drejtoi Milanin si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, dhe pritet në ndeshjen e ardhshme të vikendit ndaj Veronas t’ia lëshojë vendin trajnerit të ri Clarence Seedorf. /Telegrafi/