Please enter at least 3 characters.

Tartufi në Teatrin Kombëtar

2016/01/f.1112014230381_m.jpg

Burhan është regjisor me reputacion në Evropë dhe puna e tij është çmuar dhe vlerësuar nga festivale të ndryshme teatri në Evropë.

Në shfaqje janë angazhuar edhe skenografi i njohur turk Nurullah Tuncer, kostumografi nga Maqedonia Blagoja Micevski, dramaturgu kosovar Ilir Gjocaj, kompozitori Ilir Bajraj etj.

Si aktorë janë angazhuar, Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Igballe Qena, Blerta Syla, Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Bekim Guri, Shengyl Ismaili e Asllan Hasaj. Menaxher i shfaqjes është Avni Abazi, aktor dhe producent. Premiera e shfaqjes "Tartufi" pritet të jepet me 15 Dhjetor.

Kjo shfaqje është pjesë e repertorit të rregullt të TKK-së. Do të financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga sponsor e donatorë si Raiffeisen Bank etj. 

Ky është projekti më ambicioz i këtij viti që pritet të kushtoj rreth 40,000 euro. Në premierë do të jenë të ftuar edhe mysafir nga regjioni si dhe skeletor të ndryshëm festivalesh.