Taksi i të ardhmes (Video)
04/04/2012
“Taksi i të nesërmes” është prezantuar në New York nga kryebashkiaku Michael Bloomberg dhe presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Nissanit, Carlos Ghosn, që në vitin e kaluar e ka fituar kontratën për ofrimin e një automjeti të ri të qytetit.
“Taksi është simbol i New Yorkut, sikurse edhe ‘Empire State Building’. Nissani është i lumtur që është zgjedhur të jetë furnizues ekskluziv i taksit të ardhshëm njujorkez”, ka thënë Ghosn gjatë prezantimit.
Ndërsa kryebashkiaku Bloomberg ka deklaruar se ky do të jetë “taksi më i sigurt në historinë e New Yorkut”. /Telegrafi/


