Tajlanda pranon të bisedojë me rebelët
28/02/2013
Zyrtarët tajlandezë të sigurisë dhe përfaqësuesit e grupit Barisan Revolusi Nasional janë takuar sot dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për bisedime paqësore.
Siç raporton “Evropa e Lirë”, dhuna ka shënuar rritje përgjatë kufirit Tajlandë-Malajzi, ku kryengritja nëntëvjeçare ka lënë mbi 5.500 njerëz të vrarë. /Telegrafi/


