Tajfuni godet Filipinet, 10 të vdekur (VIDEO)
16/07/2014
Meteorologët parashikuan një stuhi të kategorisë së dytë, por stuhia ishte e kategorisë së tretë, më e madhe, çka nënkupton një stuhi ere me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.
Stuhia kaloi përmes ishullit kryesor të Filipineve, duke goditur qendra të shumta të popullsisë në të gjithë Luzon-ën jugore dhe qendrore, dhe duke ndërprerë energjinë e 11 provincave.
Filipinet janë goditur nga një mesatare prej tetë apo nëntë stuhish në vit. Vitin e kaluar tajfuni “Haiyan” vrau më shumë se 1,800 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha. /shekulli/


