Please enter at least 3 characters.

Tahiri: S’ka procedim penal për protestuesit

2016/01/tahiri-s-rsquo-ka-procedim-penal-p-euml-r-protestuesit_hd.jpg

“Ndoqa njoftimin në disa media ndaj ndjej të sqaroj keqkuptimin; Nuk ka procedim penal për protestuesit. Ditën e parë të protestës dhe devijimit të saj pranë godinës së një prej ambasadave, policia ka ndjekur përpilimin e një procedure rutinë lidhur me daljen nga plani i shpallur i protestës. Në ditët në vijim, kjo procedurë u ndërpre me urdhër të Kryeministrit, për sa kohë daljet nga plani i protestës nuk përbënin rrezik për objektet e rëndësisë së veçantë”, shprehet Tahiri, transmeton Shekulli online.

Ministri i Brendshëm sqaron gjithashtu se, Policia e Shtetit është përpjekur që të jetë sa më pak e pranishme në protestë.

“Besoj ia arritëm të tregojmë fytyrën e qytetëruar të Policisë së Shtetit, si partner i denjë i qytetarëve. Fituam siguri nëpërmjet paqes, jo nëpërmjet dhunës ndaj protestuesve”, shkruan Tahiri në Facebook. /Telegrafi/