Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Asociacioni themelohet kur Serbia t'i plotësojë dy kushte

2016/05/edita-tahiri-.jpg

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it, janë kushtet pa zbatimin e të cilëve nuk do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ajo, në një ligjëratë të mbajtur ditë më parë në UET, ka thënë se Asociacioni nuk mund të themelohet pa u shpërbë plotësisht të gjithë strukturat paralele serbe të mbetura në Kosovë.

“Statuti do të hartohet në pajtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.