Please enter at least 3 characters.

T.I. akuzohet për shkelje të të drejtave autoriale

2016/01/f.0126102543507_m.jpg

Reperi Motoe Blizzid, emri i vërtetë Nathan Filby, thotë se T.I. ka përdorur pjesë të këngës së tij të vitit 2004 “Reverence” në këngën e tij të sipërpërmendur.

Sipas dokumenteve legale të siguruara nga RadarOnline.com, Filby mendon se hiti i vitit 2006 ka ‘të njëjtin linjë harmonie’ dhe thotë se të dyja këngët kanë “po thuajse një linje identike të melodisë në kuptim të lartësisë, formës dhe ritmit”.

Filby, i cili ka performuar edhe me reperë të njohur si Snoop Dogg dhe Ludacris, është duke kërkuar dëmshpërblim dhe profit për këngën e keqpërdorur./Telegrafi/