Swift nervoze në prag të Grammy Awards
30/01/2010
Këngëtarja, e cila është në konkurrencë për albumin e vitit, këngën dhe incizimin e vitit në mes tjerash (tetë nominime gjithsej), thotë se ajo është nën ankth për gjithçka dhe është e befasuar që garon në aq shumë kategori.
“Nervozohem për gjithçka. Të shkoj në Grammy duke ditur se kam tetë shanse të mundshme për të fituar një... Kurrë nuk kam fituar një Grammy andaj ju lutem më dëshironi fat. Ende s’kam gjetur as se çfarë do të vesh”, ka thënë Swift./Telegrafi/


