Swayze pendohet për keqpërdorimin e trupit në rini
08/05/2009
Yllli i filmit “Dirty Dancing”, i cili aktualisht është duke bërë luftë me kancerin, ishte mësuar të mendojë se ai ishte i pathyeshëm, por tash dëshiron të mos kishte qenë ai i pakujdesshëm me trupin e tij.
“Pendimi im më i madh është dëmtimi fizik që i kam bërë trupit. Mund të bëja po thuajse gjithçka fizikisht dhe isha mësuar të besoj se jam i pathyeshëm, duke thyer eshtrat vazhdimisht, duke luajtur futboll, duke bërë gjimnastikë, zhytje, balet, duke i bërë maltretim vetes, kik-boks, dyluftime në skenë... gjithë kjo tash më duket ca budallallëk”, ka thënë aktori 56-vjeçar.


