Please enter at least 3 characters.

Swansea ia bën keq Arsenalit

2016/01/swansea-ia-b-euml-n-keq-arsenalit_hd.jpg

Pa gola u mbyll fraksioni i parë i lojës, në të cilin ekipi mysafir luajti më mirë, mirëpo nuk arriti të krijojë raste të vërteta për të shënuar.

Falë angazhimit të Danny Welbeck, Alexis Sanchez e zhbllokoi rezultatin në minutën e 63-të.

Mirëpo, ekipi nikoqir mblodhi forcat dhe e përmbysi këtë rezultat me dy gola të shpejtë.

Gylfi Sigurdsson e barazoi rezultatin nga gjuajtja e lirë (75’), ndërsa Bafetimbi Gomis shënoi golin e fitores (78’).

Arsenali ka 17 pikë dhe pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë, me një pikë prapa rivalit të sotëm që gjendet në vend të pestë.

Edhe pozita e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, është një pikë larg Topçinjve. /Telegrafi/