Sutherland paditet për sulm
08/05/2009
Aktori i serialit “24” është akuzuar për goditjen Jack MCCollough, dizajnerit të kompanisë për veshjet e femrave “Proenza Schouler” në pasndejën e evenimentit të modës “Met Costume Institute Gala”.
Sutherland i është dorëzuar policisë së New Yorkut të enjten, me ç’rast është arrestuar dhe është akuzuar për veprimin e tij.
Më pas aktori është liruar me kusht që të paraqitet në Gjykatën Kriminale më 22 qershor për t’u përballur me padinë.


