Please enter at least 3 characters.

Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin

2018/11/Suso-1.jpg
258:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 08: Suso of AC Milan waves to the fans after the end of the UEFA Europa League Group F match between Real Betis and AC Milan at Estadio Benito Villamarin on November 8, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Milanit, Suso, ka komentuar interesimin e Real Madridit.

Spanjollit thotë se ndihet i lumtur dhe i rëndësishëm te kuqezinjtë, por do i pëlqente të luante në Spanjë.

"Ndihem i rëndësishëm te Milani, jam i lumtur dhe kam marrëdhënie me trajnerin", ka thënë Suso për Radio Marca.

(Foto: Getty Images)

"Trajneri është ai njeriu sikur kur ishte lojtar, nuk e ka humbur intensitetin. Ndërsa pas stërvitjes është person i hareshëm që mund të takosh. Ai është njeriu i duhur, ai është perfekt për Milanin".

"Real Madridi? Kultura italiane është shumë e njëjtë me atë spanjolle. Ndihem shumë mirë në Milano, por natyrisht është gjithmonë mirë të luash në shtëpi".

"Kur klubet më të mëdha në botë të ndjekin, t'i mund vetëm të jesh krenar. Do të thotë se po i bën gjërat mirë".

"Të luash për një nga klubet më të mëdha në botë të bën të ndihesh i lumtur", ka shtuar Suso. /Telegrafi/