Please enter at least 3 characters.

Superderbi në kryeqytet

2016/01/superderbi-n-euml-kryeqytet_hd.jpg

Kryeqytetasit që pësuan dy humbje radhazi në dy xhirot e kaluar, kundër gjakovarëve opsion të vetëm do ta kenë fitore, megjithëse, as mysafirët në kryeqytet nuk vijnë me flamur të bardhë.

Ky derbi pritet të mbush tribunat e stadiumit me tifozë, sepse edhe fansat e Vëllaznimit kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për të mbështetur idhujt e tyre.

Ndërkohë, sot krahas sfidës Prishtina-Vëllaznimi do të ndeshen edhe Hajvalia-Drenica, ndeshje kjo që pritet të jep një lojë mjaft të mirë për shkak se të dy skuadrat janë duke kaluar në formë shumë të mirë në këtë fillim të sezonit.

Ndërkaq, nesër në program janë të luhen edhe tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro. /Telegrafi/

Sot takohen:
HAJVALIA - DRENICA
PRISHTINA – VËLLAZNIMI

Nesër takohen:
FERRONIKELI - LLAM - KOSOVA
BESA - TREPÇA
TREPÇA -89 - DRITA
Të gjithë ndeshjet nisin në orën 16:00.