Sulmon gruan e djalit, arrestohet
15/02/2018
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Kamenicë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 10:05. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


