Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet

2019/08/auto_auto_rrah14879363771534925097.jpg

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24-orësh të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se, viktimës femër i është shkaktuar lëndime trupore dhe se e njëjta ka pranuar ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30./Telegrafi/